Artikulli i Javës
Ka thënë gjithëashtu, Sheikhu-l-Islam, Sheikh Abdur-Rahman Ibnu Hassan (Allahu e mëshiroftë) në Ed-Durerus Senijjeh, Vëllimi 11, faqe 478-480:

”Secili kafir patjetër ka gabuar, dhe patjetër edhe mushrikët kanë keqkuptime, dhe besojnë se shirku i tyre (adhurimi) i njerëzve te devotshëm dhe madhërimi i tyre, i bën dobi dhe i mbron këta (mushrik), por ky gabim nuk është arsyetim për ata, e as keqkuptimi i tyre (nuk është arsyetim), por ka thenë Allahu i Madhëruar: ” Medoemos se feja e vërtetë (adhurimi, përkushtimi e nënshtrimi) është vetëm për Allahun. Dhe ata që zgjedhin për mbrojtës e ndihmues të tjerë në vend të Tij (thonë): “Ne i adhurojmë ata vetëm që ata të mund të na afrojnë tek Allahu.” Padyshim që Allahu do të gjykojë mes tyre në lidhje me atë për çfarë ata ndryshuan. Sigurisht që Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar, mohues.”
(Ez-Zumer:3)
Dhe thotë i Lartësuari: ” Një grup Ai e drejtoi dhe një grup meritoi të jetë me të gabuarën, (sepse) në të vërtetë ata zgjodhën shejtanët për mbrojtës e ndihmës në vend të Allahut, duke menduar në këtë mënyrë se janë të udhëzuar drejt.” (Al A’raf:30)
Dhe thotë i Lartësuari: ” Thuaju (O Muhammed): “A t’ju tregojmë Ne humbësit më të mëdhenj për veprat e tyre? Ata përpjekjet e të cilëve janë harxhuar kot në jetën e dynjasë duke menduar se po përfitonin mirësi nga veprat e tyre!”
(El Kehf:103-104)
E ku i ka shkuar mendja këtij (sheikhu këtu i drejtohet personit me te cilen është duke debatuar), a nuk i kupton keto ajete, dhe të ngjashme prej ajeteve të kjarta (muhkamat)?! Kështu që, Ulemat (Allahu i mëshiroftë) na treguan dhe na spjeguan menhexhin e drejtë dhe te saktë, duke cekur ketë çështje në ”Kapitullin mbi Murted”, dhe kurrkush (askush) prej tyre (Ulemave) nuk ka thenë se, nëse dikush flet fjalë te kufrit apo e benë një vepër te kufrit, dhe nuk e di se kjo (fjalë apo vëper) është në kundërshtim me shehadetin, i tilli nuk benë kufr përshkak te xhehlit (mosdijes) se tij!!
Dhe na ka bërë te qartë Allahu ne Librin e Tij, se disa prej Mushrikëve janë injorant pasues qorraz (mukalidun), dhe ky xhehl dhe taklid nuk ka për t’i mbrojtur nga dënimi i Allahut, siq ka thenë i Lartësuari: ”Ka ndonjë nga njerëzit që dyshon dhe kundërshton përsa i takon Allahut nga padituria dhe ndjek çdo shejtan kryengritës (të pabindur ose mohues të Allahut).” (Haxh:3) Deri tek Fjalet e Tij: ”Për të (për shejtanin) është e vendosur se kushdo që i shkon atij nga pas, ai do ta shtyjë në gabim e do ta humbasë atë duke e drejtuar në ndëshkimin e Zjarrit (Tefsir At-Tabari).” (Haxh:4).”
Ed-Durerus Senijjeh, V.11/478-480




