Përgjigje ne disa thenjë të Sadullah Bajramit
Shkarkim Përgjigje ne disa thenjë të Sadullah Bajramit (pdf)
بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit.
Vërtet, falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje tek Allahu prej të këqijave të vetës sonë, dhe prej të këqijave të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu, s’ka kush e humb, kurse kë e humb, s’ka kush e udhëzon. Gjithashtu, dëshmoj se nuk ka zot tjetër që në të vërtet meriton të adhurohet përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka rival. Dhe, dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij i fundit.
Pastaj..
Ka thenë i Derguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ne hadithin e mirënjohur:
«بَدَأَ الإِسلامُ غريبًا ، وسَيَعُودُ غريبًا كما بدَأَ ، فطُوبَى للغرباءِ»
”Islami ka filluar si i huaj dhe do të rikthehet si i huaj. Andaj përgëzoni të huajt.”
Nuk ka aspak dyshim, se sot Teuhidi dhe Islami ne pergjithsi janë te huaj. Jo vetem qe njerzit te thejsht nuk e kanë kuptuar Teuhidin dhe esencen perse janë te krijuar, por as ”hoxhallaret” e tyre nuk e kanë kuptuar Teuhidin, siq do ta shofim ne vijim, me lejen e Allahut të Madhëruar.
Ka thenë Allahu i Lartësuar:
وَمَا يُؤْمِنُ أَكْثَرُهُمْ بِاللّهِ إِلاَّ وَهُم مُّشْرِكُونَ
“Dhe shumica e tyre nuk e besojnë Allahun, veçse duke i bashkuar Atij shokë e ortakë si të barabartë me Të (duke qenë mushrik).” (Jusuf: 106)
وَإِن تُطِعْ أَكْثَرَ مَن فِي الأَرْضِ يُضِلُّوكَ عَن سَبِيلِ اللّهِ إِن يَتَّبِعُونَ إِلاَّ الظَّنَّ وَإِنْ هُمْ إِلاَّ يَخْرُصُونَ
“Dhe në qoftë se ti i bindesh shumicës së atyre që janë në tokë, ata do të gabojnë tepër larg Udhës së Allahut. Ata nuk ndjekin asgjë, por vetëm hamendjet e tyre dhe nuk bëjnë gjë tjetër përveç se gënjejnë.”(En Aam: 116)
Shumica e njerzë sot, nuk e njofin shirkun e madh, dhe kanë ra ne format te ndryshme te shirkut. Pastaj, kemi prej atyre, qe janë distancuar nga shirku i madh, por ende i konsdierojnë vepruesit e shirkut te madh si Musliman, duke kerkuar arsytime per ata siq janë xhehli (injoranca), tevili (intepretimi i gabuar), ixhtihadi apo taklidi (passimi qorraz).
Njerzit me besim te tillë sot janë të shumtë, por secili qe e ka ketë mendim, duhet ta kuptojë se nje akideh te tillë eshtë mosbesim ne Allahun e Madhëruar.
Sot, me daten 30.05.2011, ne ”Youtube” na është paraqit nje video me titull: “Kushtet e Tekfirit - Nga Sadullah Bajrami”, nga antari ”iUdhezuari”. Linku per Video eshtë ketu:
http://www.youtube.com/watch?v=A6REtrkZo1I&feature=player_embedded
Ne ketë video, i cili eshtë afer 28 minuta i shkurt, Sadullah Bajrami flet per disa qeshtje, qe sot nga shumica e njerzve qe pretendojnë se i perkasin Islamit, janë keqkuptuar. Sadullahi (Allahu e udhëzoftë dhe ja permisoftë gjendjen) ja nis duke spjeguar se ne Islam kemi gjera qe e anulojnë Islamin e njeriut. Pastaj benë disa shembuj, dhe keto shembuj janë te rendesishme qe lexuesi i kesaj pergjigje mos ti harroj.
Thotë Sadullah Bajrami ne Minuten 01.48:
”Njeriu del (nga Islami) me gjuhë. Siq del me gjuhë? Nese e shan Allahun (subhanehu ve te’ala), e shan Pejgamberin e Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), e ofendon Librin e Tij. Dhe keshtu me rradhë. Njeriu gjithëashtu me gjuhë del prej Islamit. Dhe del me veper, siq del me veper? Nese pershembull i benë tavaf nje vorri, apo i benë sexhde ndokujt ne shenje adhurimi...”
Ketu i ka cekur disa vepra dhe thenje te kufrit, dhe njëkohësisht disa gjera qe janë shirk i madh, siq janë adhurimi i varrezave dhe adhurimi i i njërzve te gjallë duke drejtur atyre sexhde adhurimi. Pra, Sadullahi i ka cekur keto shembuj, dhe gjatë ligjerates aj do te permend disa kushte, qe sipas tij, janë penges per te berë tekfir mbi nje individ qe e shan Allahun e Madhëruar, apo i benë ibadet dikujt tjeter pos Allahut të Lartësuar.
Gjatë minutave ne vijim, aj i cek disa gjera, qe janë te sakta, siq janë:
1.) Nuk behet tekfir mbi njeriun i cili eshtë ghajru-akil (femij i cili ende nuk hyrë ne moshen madhore apo dikush i semurë psikikisht). Pra duhet me qenë mukellef (eshtë detyruar te pasojë Islamin, dhe nuk ka arsytim per mospasimin e tij)
2.) Dhe nuk behet tekfir mbi atë qe e flet nje fjalë apo e benë nje veper te kufrit apo te shirkut, nese nuk e ka berë qellimisht, dhe kur themi qellimisht atëherë shembuj si: Nese njeri nga gezimi apo frika e madh flet kufr apo shirk, nuk i mirret parasysh sepse e ka berë paqellimisht, dhe nga gezimi apo frika e madhe nuk ka patur kontroll mbi gjuhen e tij. Ose ka qenë duke fjetur apo nen ndikim te alkoolit dhe keshtu me rradh. Dhe si argument eshtë hadithi i mirënjohur te atij njeriu, i cili nga gezimi i madh pasi qe e gjeti deven e tij, nuk pati kontroll mbi gjuhen e tij dhe tha: ”O Allah, Une jam zoti yt, dhe te je rrobi im..”
Pra, kur themi, nuk ka patur qellim, atëherë kjo nuk do te thotë, se nuk ka patur qellim me dal nga dini Islam, sepse askush nuk deshiron te behet kafir, por nuk ka patur qellim ti shqiptojë ato fjale asesi.
Ibn Haxhar (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Midis muslimanëve ka prej atyre që dalin nga Islami pa pasur dëshirë (kasd) dhe pa e zgjedhur një fe tjetër pos Islamit. (Fet´hul Bari, V. 12/373)
Thotë Ibn Tejmijje (Allahu e mëshiroftë):
“Në përgjithësi, kushdo që e vepron ose e thotë një fjalë të kufrit, me atë vepër bëhet kafir, edhe nëse nuk e ka patur nijet që të bëhet kafir, sepse askush nuk dëshiron që të bëhet mosbesimtar, përveç atij kujt ia dëshiron Allahu që të jetë kafir.” (Es-Sarimul Meslul, f.177-178)
Thotë Imam An-Nevevi:
”Por sidoqoftë, grupi tjetër thotë, se ky njeri nuk ka ditur se ç’po flet. Mirëpo fjalët e atij njeriu nuk kanë qenë në përputhshmëri me besimin e tij të vërtetë, sepse ky këto fjali i ka thënë në gjendje agonie dhe frike ekstreme të cilat ndjenjat e mbizotëruan atë. Dhe për shkak të kësaj gjendje të vështir të agonisë, ai humbi kuptimin e fjalëve dhe nuk dinte çka fliste. Kurse dihet se në këto raste njeriu nuk llogaritet me këto kushte. Kjo i ngjanë sikur atij njeriu i cili e gjeti devën dhe nga gëzimi i madh tha: ”O Zoti im! Ti je robi im kurse unë jam zoti yt...” Normalisht se mbi këtë person nuk bëhet tekfir përshkak se ai këto i tha nga gëzimi tepër i madh që e bëri atë ti harron vendin e fjalëve.”
Ibn Tejjmije në veprën Xhamiur’resail 1/159 thotë: ”Sigurisht se ai ka rënë në të njëjtin gabim nga shkaku i frikës, sikur ai njeri që gaboi nga gëzimi kur e gjeti devën e humbur.”
Ndërsa në Mexhmuatur-resail vel Mesail 3/346 thotë: ”Ky njeri ishte nga ata që në përgjithësi besonte në Allahun dhe në ditën e gjykimit, në kuptimin e shpërblimit dhe dënimit mbas vdekjes dhe kjo është ajo vepër e mirë. Dhe përshkak të kësaj frike të madhe nga shkaku i dënimit përshkak të mëkateve të tij dhe besimin e tij në Allahun dhe ditën e gjykimit në përgjithsi, Allahu e fali atë... Sigurisht se ai ra në gabim nga shkaku i frikës së madhe, sikurse ai person që e humbi devën dhe pastaj e gjeti dhe gaboi.”
3.) Pastaj nuk behet tekfir mbi njeriun i cili eshtë nen Ikrah (Mukrih). Thotë Allahu i Madhëruar:
مَن كَفَرَ بِاللَّهِ مِن بَعْدِ إِيمَانِهِ إِلَّا مَنْ أُكْرِهَ وَقَلْبُهُ مُطْمَئِنٌّ بِالْإِيمَانِ وَلَٰكِن مَّن شَرَحَ بِالْكُفْرِ صَدْرًا فَعَلَيْهِمْ غَضَبٌ مِّنَ اللَّهِ وَلَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ
”Kushdo që mohon besimin në Allahun pasiqë ka besuar, përveç atij i cili detyrohet në të (për të mohuar), kurse zemra e tij është e qetë me Besim, - por fjala është për të atillët të cilët ia hapin gjoksin mohimit, - mu mbi këta është Zemërimi i Allahut dhe për ta do të ketë ndëshkim të madh.” (En Nahl:106)
Pra, krejtë keto gjera qe deri me tani i permendem, janë prej pengesave, dhe nese dikush flet apo benë ndonje veper te kufrit apo shirkut ne keto raste, nuk lejohet te gjykohet se është kafir. Sadullahi keto i cekë. Edhe pse, ka spjegime te hollësishme per secilen pikë, por kjo tani nuk është tema jonë. Sadullahi pas kesaj ne minuta te ardhshme i permend edhe disa pika, te cilat janë te sakta.
Neve na interesojnë, fjalet qe Sadullahi i thotë ne vijim, ne minuten 18:35:
”E dyta penges është tevil (intepretim). Edhe kjo eshtë shumë me rendesi. Me zbrit argumentin ku nuk e ka vendin..”
Dhe ne minute 20:11: “Apo punon sipas hadithit daif, Apo vepron ndonje veper sepse beson se nuk eshtë kufr... Dhe kjo njeriun nuk e nxjer prej Islamit”
Pra, ketu është problemi i Sadullahit. Aj pas kesaj e permend, se siq nje sahabi ka gabuar dhe e konsdierojë hallall alkoolin, sepse ka keqkuptuar ajetet per ndalesen e saj.
Ketu duhen te mirren paraysh disa gjera:
1.) Secili qe eshtë i ri ne Islam, dhe nuk i din te gjitha ndalesat apo lejimet, dhe gabon duke thenë perdiqka qe eshtë hallall qe eshtë haram, apo anasjelltas, nuk gjykohet se është kafir, duke marr parasysh kohen dhe vendin ne te cilen jeton. Pra, aj qe eshtë i ri ne Islam dhe nuk e din se eshtë e lejuar martesa me 4 gra, dhe nuk e din se eshtë e ndaluar martesa me dy motra ne nje nikah, dhe nga tevili thotë se eshtë e lejaur, i tilli nuk gjykohet se eshtë kafir deri sa ti spjegohet.
Thotë Ahmed Ibnu Tejjmije (Allahu e meshiroftë) ne Mexhmu'ul Fetava, 11, faqe 406):
لَكِنْ مِنْ النَّاسِ مَنْ يَكُونُ جَاهِلًا بِبَعْضِ هَذِهِ الْأَحْكَامِ جَهْلًا يُعْذَرُ بِهِ فَلَا يُحْكَمُ بِكُفْرِ أَحَدٍ حَتَّى تَقُومَ عَلَيْهِ الْحُجَّةُ مِنْ جِهَةِ بَلَاغِ الرِّسَالَةِ كَمَا قَالَ تَعَالَى : { لِئَلَّا يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى اللَّهِ حُجَّةٌ بَعْدَ الرُّسُلِ } وَقَالَ تَعَالَى : { وَمَا كُنَّا مُعَذِّبِينَ حَتَّى نَبْعَثَ رَسُولًا } وَلِهَذَا لَوْ أَسْلَمَ رَجُلٌ وَلَمْ يَعْلَمْ أَنَّ الصَّلَاةَ وَاجِبَةٌ عَلَيْهِ ؛ أَوْ لَمْ يَعْلَمْ أَنَّ الْخَمْرَ يَحْرُمُ لَمْ يَكْفُرْ بِعَدَمِ اعْتِقَادِ إيجَابِ هَذَا وَتَحْرِيمِ هَذَا ؛ بَلْ وَلَمْ يُعَاقَبْ حَتَّى تَبْلُغَهُ الْحُجَّةُ النَّبَوِيَّةُ . بَلْ قَدْ اخْتَلَفَ الْعُلَمَاءُ فِيمَنْ أَسْلَمَ بِدَارِ الْحَرْبِ وَلَمْ يَعْلَمْ أَنَّ الصَّلَاةَ وَاجِبَةٌ ثُمَّ عَلِمَ . هَلْ يَجِبُ عَلَيْهِ قَضَاءُ مَا تَرَكَهُ فِي حَالِ الْجَهْلِ ؟
”Por ka prej njërzve te cilet munden me qenë injoranta sa i perketë disa ligjeve (Ahkaam), dhe nuk gjykojmë me kufr mbi ndonjerin prej tyre, deri sa nuk i paraqitet huxheh (tekumu alejhi huxheh)... ”..në mënyrë që njerëzimi të mos ketë më arsye për t’u shfajësuar ndaj Allahut pas të Dërguarve...” (An Nisa: 165)
“...Ne nuk ndëshkojmë përderisa të çojmë të Dërguar (për të udhëzuar e këshilluar).” (El Isra: 15)
Keshtu qe aj qe hynë ne Islam dhe nuk e din se namazi eshtë vaxhib, apo nuk e din se alkooli eshtë i ndaluar, nuk benë kufr, dhe nuk denohet deri sa nuk i paraqitet argumenti (huxheh). Dhe kanë mendime te ndryshme ulemat rreth njeriut i cili behet musliman ne daru-l-harb, dhe nuk e din se eshtë namazi vaxhib. A duhet ti perserit (ti fal) ato namaze te cilet i kanë kaluar deri sa ishte xhahil?”
Ky spjegim i shkurt nga Sheikhu-l-Islam, na tregon se njeriu i cili eshtë i ri ne Islam, dhe gabon sa i perketë disa ndalesave duke i konsdieruar ato hallall, mundet me qenë i arsytuar.
2.) Por, ne meselet e shirkut te madh, siq eshtë adhurimi i te vdekurve, planeteve, pemeve, parlamenteve dhe taghuteve tjerë, nuk ka arsytim me tevil. Aq me pak, ka arsytim me tevil per atë i cili e shan Allahun e Madhëruar apo e mohon diten e Gjykimit! Sadullahi ne fillim ka thenë:
”Njeriu del (nga Islami) me gjuhë. Siq del me gjuhë? Nese e shan Allahun (subhanehu ve te’ala), e shan Pejgamberin e Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), e ofendon Librin e Tij. Dhe keshtu me rradhë. Njeriu gjithëashtu me gjuhë del prej Islamit. Dhe del me veper, siq del me veper? Nese pershembull i benë tavaf nje vorri, apo i benë sexhde ndokujt ne shenje adhurimi...”
Keshtu qe, aj e ka marr si argument nje mesele plotësisht tjeter (siq e cekem me lartë), per ta arsytuar atë qe e shan Allahun e Madhëruar apo Derguarin e tij, apo dikush qe benë shirk te madh. Kjo tregon, se Sadullahu nuk mundet me dallu mes meseleve dhahirah (te kjarta) dhe meseleve khafijah (pakjarta.), dhe meseleve te shirkut te madh, ku nuk ka arsytim me tevil.
Sheikh Abdullah b. Abdur-Rahman Abu Batin e shpjegon një fjali të Sheikh Ibn Tejmijje (Allahu i mëshiroftë):
”Çdokush (secili) që bënë ndonjë vepër që është shirk, patjetër është Mushrik. Ne e thërrasim të pendohet. Nëse nuk pendohet, atëherë vritet. Ibn Tejmijje na shpejgon në shumë vende, se ai i cili bënë shirk, ai është mushrik, dhe këtu ka Ixhma (koncensus) te dijetarët. Kur Ibn Tejmijje ka folur për mushrikët, nuk ka bërë dallim mes atyre që bëjnë shirk me padije, dhe me dije. Këtu ka ixhma tek muslimanët.
إِنَّ اللّهَ لاَ يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَن يَشَاء وَمَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدِ افْتَرَى إِثْمًا عَظِيمًا
”Padyshim që Allahu nuk falë t’i vëhen Atij shokë në adhurim, por Ai fal përveç kësaj. Dhe kushdo që i vë shok Allahut në adhurim, vërtet ai ka shpifur një gjynah të tmerrshëm.” (En-Nisa: 48)
إِنَّ اللّهَ لاَ يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَن يَشَاء وَمَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدْ ضَلَّ ضَلاَلاً بَعِيدًا
”Sigurisht që Allahu nuk e falë (gjynahun e) të vënit shok Atij në adhurim, por Ai i falë kujtdo që Ai dëshiron gjynahe të tjera përveç këtij. Dhe kushdo që i vë shok në adhurim Allahut, vërtet ai ka humbur rrugën tepër larg.” (En-Nisa: 116)
لَقَدْ كَفَرَ الَّذِينَ قَالُوا إِنَّ اللَّهَ هُوَ الْمَسِيحُ ابْنُ مَرْيَمَ وَقَالَ الْمَسِيحُ يَا بَنِي إِسْرَائِيلَ اعْبُدُوا اللَّهَ رَبِّي وَرَبَّكُمْ إِنَّهُ مَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدْ حَرَّمَ اللَّهُ عَلَيْهِ الْجَنَّةَ وَمَأْوَاهُ النَّارُ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنْصَارٍ
”...Nuk ka dyshim se kushdo që i vë shok në adhurim Allahut, atëherë Allahu e ka bërë haram (të ndaluar) Xhennetin për të dhe vendbanimi i tij do të jetë Zjarri. Dhe për Dhalimunët (mosbesimtarët, keqbërësit e mizorët) nuk do të ketë asnjë ndihmues.” (Al-Maida: 72)
Kush thotë për këto ajete, se këto vlejnë vetëm për ata që e bëjnë shirkun me dije (d.m.th që bëjnë shirk të madh me dije), dhe i arsyton ata që e bëjnë nga mosdija (d.m.th i arsyton ata që bëjnë shirk të madh nga mosdija), atëherë ai person ka zgjedhur një rrugë tjetër, dhe ai nuk është në atë rrugë në të cilën janë muslimanët. Kur ulemat e kanë dhënë gjykimin rrethë atyre që bëjnë shirk dhe bëhen murteda, asnjëherë dhe në asnjë rast nuk i kanë arsyetuar ata persona nga mosdija. Kjo është e kjart. Elhamdulillah.” (Al Intisar li Hizb’ il Muvahhidun.)
Pra, Sadullahi ketu nuk benë dallim mes arsytimim te atij qe benë gabim ne qeshtjet te hallallit dhe haramit nese eshtë i ri ne Islam, dhe atij qe i benë ndonje ibadet dikujt tjeter pos Allahut të Madhëruar apo siq e ka cekur vetë, dikush qe e shan Allahun dhe derguarin e Tij.
Pastaj Sadullahi (Allahu e udhëzoftë dhe ja permisoftë gjendjen), ne minuten 24.02 thotë:
”Gjithëashtu prej mavani (pengesave) eshtë xhehl (injoranca). Nese njeriu është injorant. E ka berë nje fjalë apo veper te kufr me xhehl. Dhe cili lloj eshtë prej xhehlit I cili konsdierohet si penges? Nese njeriu e shqipton nje fjalë te kufrit, ndersa nuk mundet me largu injorancen prej vetit.. Ska mundesi ku me mesu.. I ka pyetur hoxhallaret per mbajtjen e kryqit, dhe ata i kanë thenë per mode benë (është e lejuar)... Kjo eshtë veper e kufrit, por ky arsytohet..”
Ketu tani e cekë edhe pengesen tjeter sipas tij, e cila nese gjindet tek nje njeri, nuk lejohet te shpallet kafir, sipas Sadullahit. Problemi ketu është, se prap Sadullahi e ka lenë ketë pa spjeguar, dhe kjo na tregon se aj vetë nuk e din dallimin mes meseleve te pakjarta (khafijah), dhe meseleve te shirkut te madh, ku nuk ka arsytim me xhehl (injorance), Ixhtihad (mundim), taklid (passim qorraz) apo tevil. Tani, krahas sharjes se Allahut te Madhëruar, dhe tavafit dhe sexhdes dikujt tjeter pos Allahut të Madhëruar, e permend edhe mbajtjen e kryqit. Sipas tij, nje njerii i tillë mundet ende me qenë musliman nese i vepron keto vepra te kufrit dhe te shirkut, nese eshtë prej atyre qe kanë xhehl te cilen nuk mundet me largu, siq thotë. Ky mendim i Sadullahit, jo vetem qe është ne kundershtim me akiden e Ehli sunnetit dhe Xhematit, por me akiden e të gjithë muslimanve. Kemi ixhman e Muslimanve, se secili qe i benë ibadet dikujt tjeter pos Allahut të Madhëruar eshtë mushrik, edhe nese e vepron nga xhehli apo tevili.
Thotë Sheikhu i ndëruar Abu Batin Abdullah ibn Abdur-Rahman (Allahu e mëshiroftë):
''Dijetarët e të gjithë shkollave juridike (medh´hebeve), kanë cekur shumë gjëra të cilat nuk mundet që ti numërojmë që janë nga fjalët, veprat dhe bindjet, vepruesit e të cilëve bëhen mosbesimtar (kafira), këtë nuk e kanë kufizuar vetëm në inatxhin. Për atë shkak, secili që thotë se vepruesi i kufrit mundet të arsyetohet me t´evil (keqkuptim), ixhtihad (ai që përpiqet të gjenë ndonjë rregull sheriatik dhe pastaj gabon), pasim qorrazi (taklid) ose nga mosdituria (injoranca, xhehli) - ju ka kundërvu Librit, Sunnetit dhe ixhmasë, pa kurrfarë dyshimi.
Ai që thotë kështu, duhet domosdo ta shkatëron këtë themel të gabuar. Sepse nëse deri në fund i përmbahet këtij qëndrimi- pa dyshim do të bëhet mosbesimtar (do ta humb emrin ose statusin si musliman dhe e merr emrin kafir, që pastaj kjo në veti tërhjek edhe dënimin), kjo i ngjanë sikur atij që dyshon në shpalljen e Muhammedit .''
...pastaj vazhdon sheikhu:
''Nëse vepruesi i shirkut të madh arsyetohet me padituri (injorancë, xhehl) atëherë kush mbetet që të thotë se nuk ka arsyetim?
Simbas këtij pohimi del se Allahu mbi asnjërin nuk ka argument përveç mbi inatxhinë. Thënësi i këtij pohimi nuk do të jetë në gjendje ti përmbahet këtij themeli. Përkundrazi, ai domosdo do të bie në kundërshtime. Sepse nuk guxon të përmbahet mbi tekfirin e atij që dyshon në shpalljen e Muhammedit ose që dyshon në ringjalljen ose në gjërat tjera nga themeli i fesë (Aslu-Dini).
Kurse ai që dyshonë është i paditur, injorant... - deri te fjalët -...prej kësaj rezulton se nuk guxojmë ti bëjmë tekfir të paditurit nga çifutët, krishterët dhe ata që i bëjnë sexhde Diellit, Hënës dhe statujave, përshkak të paditurisë (injorancës, xhehlit), as ata që i ka djegur Ali Ibn Ebi Talib, sepse jemi të bindur se ata kanë qenë të paditur. Kurse të gjithë muslimanët janë pajtuar se pabesimtar është ai i cili nuk bënë tekfir mbi Çifutët, Krishterët ose dyshon në mosbesimin e tyre, kurse ne jemi të bindur se shumica e tyre janë të paditur.” (Ed Durerus- Senijjeh, V. 12/69-74)
Pra, Sadullahi duhet ta kuptojë, se ne shirk te madh (ibadet dikujt tjeter pos Allahut) nuk ka arsytim me xhehl apo tevil, sepse Islami dhe shirku i madh janë dy gjera te kunderta, qe nuk munden me qenë njëkohësisht tek nje individ. Kur lajmrohet shirku i madh, njeriu e humb emrin Musliman dhe quhet mushrik, Por, sa i perketë te denimit te tij, ne dunja dhe akhiret, kjo vjen pasi qe ti paraqitet argumenti. I ipet emri mushrik, por nuk do te thotë se denohet nese ka jetuar larg Islamit dhe nuk e ka arrit thirrja ne Islam.
Ibn Tejmijje (Allahu e mëshiroftë):
“Termi (fjala) 'mushrik' ka qenë edhe para ardhjes së Teuhidit, d.m.th: para ardhjes së profetëve. Mushrik është ai i cili i bënë shokë Allahut të Lartësuar në adhurim dhe pranon zotra tjerë pos Tij. Këtë e kanë ditë njerëzit edhe para ardhjes së profetëve.”
Pastaj, siq cekem me lartë, Sadullahi nuk e ka berë dallimin mes arsytimit ne meselet te pakjarta (khafijah), dhe meseleve te kjarta (dhahirah). Gjithëashtu nuk e ka spjeguar, se nuk ka arsytim ne meselet qe nifen me emer ”Ma’lum min ad-din bid-darurah”. Mosberja e dallimit te ketyre meseleve, ka si pasojë qe Sadullahi, se bashku me shumë ”kolegë” te tij, i kanë futur te gjithë meselet ne nje vend, dhe i arsytojnë mushriket, nese i tilli ka xhehl apo tevil qe nuk mundet me largu nga veti. Kjo është ne kundershtim me Librin e Allahut të Madhëruar dhe njëkohësisht secili qe i perketë ketij mendimi – ku arsytohet vepruesi i shirkut te madh duke e quajtur atë si musliman – nuk e ka kuptuar Teuhidin dhe nuk ka hyrë ne Islam. Nese kishte thenë Sadullahi, se keto mavani (pengesa) vlejnë vetem per gjerat, qe nuk janë shirk i madh, apo kufr ne Aslu-din (siq eshtë sharja e Allahut të Madhëruar, apo mohimi i ringjalljes dhe dites se gjykimit), por vlejnë per meselet me pak te njohura, atëherë ligjerata do te ishte e saktë, por siq e kemi cekë, aj i ka permend ne fillim, dhe disa herë gjatë ligjerates, se per cilat vepra është duke folur. Ka thenë Sadullahi:
”Njeriu del (nga Islami) me gjuhë. Siq del me gjuhë? Nese e shan Allahun (subhanehu ve te’ala), e shan Pejgamberin e Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), e ofendon Librin e Tij. Dhe keshtu me rradhë. Njeriu gjithëashtu me gjuhë del prej Islamit. Dhe del me veper, siq del me veper? Nese pershembull i benë tavaf nje vorri, apo i benë sexhde ndokujt ne shenje adhurimi...”
Thotë Sheikh Abu Batin Abdullah b. Abdur-Rahman (Allahu e mëshiroftë) në komentin e fjalëve të Ibn Tejmijjes:
“Sa i përketë fjalëve të sheikhut (Ibn Tejmijje, Allahu e mëshiroftë), se Ibn Tejmijje mendon se kush bënë vepër të shirkut nuk lejohet të deklarohet mushrik apo kafir para se t´ia shpjegojmë (Ikametul-huxh´xhe), atëherë sheikhu këto fjalë nuk i ka thënë sa i përketë shirkut të madhë; ibadet dikujt tjetër pos Allahut të Lartësuar apo veprave tjera të kufrit të madhë. Ai vetëm i ka thënë këto fjalë në lidhje me gjëra më pak të njohura, ashtu siç kemi cek nga fjalët e tij: “Kjo vlen vetëm për çështjet më pak të kjarta...” (Ed Durerus- Senijjeh, V. 10/228-390)
Sheikhul-Islam Ibn Tejmijje (Allahu e mëshiroftë):
“Dhe padyshim kush nuk i bënë ibadet Allahut, ai i bënë ibadet ndonjë zoti (dikujt) tjetër. Ndër bijët e Ademit nuk ka grupë të tretë. Janë vetëm muvahhidët (monoteistët/muslimanët) dhe mushrikët (idhujtarët). Mushkrikët janë ata të cilët e përzien Teuhidin me Shirk, sikur krishterët dhe jehudët dhe ata të humburit të cilët pretendojnë se janë musliman (pjestarë të mil´letit të Ibrahimit ) dhe ata të cilët i emitojnë këta..” (Mexhmu'ul Fetava, V. 14/282)
Pas kesaj themi si perfundim:
Njeriu duhet ta kuptojë, se Allahu i Madhëruar e krijoj atë qe ta adhurojë vetem Krijuesin e Gjithësisë. Secili qe e adhuron Allahun e Madhëruar, por se bashku me Te adhuron dikend apo diqka tjeter, i tillë eshtë mushrik edhe nese e shqipton shahadetin, fal namaz dhe agjeron, dhe ky eshtë halli i shumices se njerzëve sot, te cilet pretendojnë se janë Musliman.
Kemi prej atyre qe adhurojnë ehlu-l-bejtin (familjen e derguarit te Allahut – alejhi selam), duke berë dua dhe kurban per Hasanin, Huseinin dhe Fatimen (Allahu qoftë i kenaqur me të). Pastaj te tjeret, qe e kanë lejuar tahakum ila taghut (kerkimi i gjykimit nga taghuti ne mosmarrveshje), dhe te tjeret qe e kanë lejuar votimin per partit laike, te cilet hynë ne mexhlise te shirkut dhe bejnë ligjëdhenje dhe ligjëberje krahas Allahut të Madhëruar. Te tjeret duke konsderuar ligjëberjen dhe ligjëvendosjen krahas Allahut të Madhëruar si ”kufr duna kufr” dhe i arsytojnë tavaghitet te cilet gjykojnë me ligje te bera nga krijesat. Me ketë deshmojnë se nuk e kanë kuptuar dallimin mes shirkut te madh, dhe mekatit te vogel i cili nuk e qetë njeriun nga dini Islam.
Te gjithë keta qe i permendem me akideh te tillë, janë mushrikun, dhe secili qe i arsyton me xhehl, taklid, ixhtihad apo tevil, dhe i quan musliman, i tilli nuk e ka kuptuar Islam dhe Teuhidin. Teuhidi nuk pranohet, pa berë tekfir mbi secilin qe nuk e ka mohuar shirkun e madh, dhe ky eshtë dini i te gjithë derguarve te Allahut të Madhëruar.
Sheikh Hammad b. Atik (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Themeli i dinit (Aslud Din) i të gjithë profetëve është që ta praktikosh Teuhidin, të kesh dashuri për të dhe pjestarët e tij, të miqësohesh me ta (valah), ta lëshosh shirkun, ti konsiderosh pabesimtar vepruesit e shirkut të madh, të kesh armiqësi kundër tyre (barah - distancim, mu'adah - armiqësim).
Thotë Allahu i Lartësuar:
قَدْ كَانَتْ لَكُمْ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ فِي إِبْرَاهِيمَ وَالَّذِينَ مَعَهُ إِذْ قَالُوا لِقَوْمِهِمْ إِنَّا بُرَاء مِنكُمْ وَمِمَّا تَعْبُدُونَ مِن دُونِ اللَّهِ كَفَرْنَا بِكُمْ وَبَدَا بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمُ الْعَدَاوَةُ وَالْبَغْضَاء أَبَدًا حَتَّى تُؤْمِنُوا بِاللَّهِ وَحْدَهُ
“Me të vërtetë që ka qenë një shembull të shkëlqyer për ju tek Ibrahimi dhe tek ata që ishin me të, kur i thanë popullit të tyre: “vërtetë që ne jemi të lirë prej jush dhe prej gjithçka që ju adhuroni në vend të Allahut; ne ju kemi hedhur poshtë ju dhe ndërmjet nesh dhe jush ka filluar armiqësi dhe urrejtje përgjithnjë, derisa të besoni në Allahun Një të Vetëm...”(El Mumtahineh: 4)
(Ed-Durer Es-Sennijeh, V. 7/199)
Sheikh Abdur-Rahman b. Hasan ka thënë:
”Çdokush pretendon së është muslimanë. Por për të qenë ky pretendim valid nevojiten argumente. Nëse nuk ka argumente, nuk pranohet ky pretendim. Sheikhu jonë (Muhammed b. Abdul-Vehhab) e ka definuar themelin e Dinit Islam (aslu Dinil Islam) kështu:
أصل دين الإسلام، وقاعدته: أمران؛
الأول: الأمر بعبادة الله وحده لا شريك له؛ والتحريض على ذلك، والموالاة فيه، وتكفير من تركه.
الثاني: الإنذار عن الشرك في عبادة الله، والتغليظ في ذلك، والمعاداة فيه، وتكفير من فعله.
Muhammed b. Abdul-Vehhab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
”Themelin e Dinit Islam (Aslu Din) dhe shtyllën e tij e përbëjnë dy gjëra:
E para: Urdhëresa në ibadetullah të vetmit, që nuk ka rival, nxitja në këtë, miqësimi përshkak të kësaj (el-muvela) dhe tekfiri mbi atë që e lenë ose largohet nga kjo bazë.
E dyta: Tërhjekja e vërejtjes nga shirku në ibadetullah, ashpërsia përshkak të saj, armiqësimi (el-muadah) përshkak të saj dhe tekfiri mbi atë që e bënë këtë (shirkun).”
Me ketë pefundon ky shkrim i shkurt.
Sheikh Muhammed ibn Abdul-Vehhab (Allahu e mëshiroftë ka thënë):
''Pasha Allahun O vëllezër, përmbajuni Themelit të fesë (Aslud Dinit), fillimit të saj deri në mbarim - bishtit dhe kokës, e ajo është shehadeti 'La ilahe il-la Allah' (Askush nuk meriton, nuk ka të drejtë e nuk duhet të adhurohet përveç Allahut!). Mësojani domethënien e saj, duani ata që i përkasin asaj, konsideroni ata vëllezër të juaj nëse edhe janë shumë larg jush. Taghutët shpallni kafira, urreni ata që i duan taghutët dhe që polemizojnë ose i mbrojnë ata, ose ata që nuk duan ti shpallin kafira ose thotë për ta: “Allahu nuk më ka ngarkuar që të mirrem me ta.” Ai ka shpifur një rrenë të madhe ndaj Allahut. Përkundrazi, Allahu e ka ngarkuar dhe e ka detyruar që të mirret me ta duke e urdhëruar që të bënë mosbesim mbi ta, të distancuarit prej tyre po sikur qofshin ata vëllezërit e tij nga gjaku ose fëmijët e tij. Për Allahun, përmbajuni themelit të fesë (Aslud Din) suaj që të takoheni me Sunduesin tuaj duke mos i përshkruar atij shokë në adhurim. O Allah, na merr shpirtin si musliman në Islam dhe na bashko me të mirët.'' (Ed Durerus-Senijjeh, V. 2/119-120)
Dhe I terrë falenderimi I takon vetem Allahut të Madhëruar i cili eshtë Lartësuar mbi Arsh’.
وصلى الله على نبينا محمد وآله وصحبه ومن والاه والحمد لله رب العالمين
Abdullah Abu Sumejja - 28 جمادى الثاني 1432




